Live Stories from Prishtina

LIVE

December 29, 2022

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Kur na pëlqen të bëjmë diçka, duhet ta praktikojmë rregullisht atë aktivitet për të qenë më të mirët. E nëse ekziston diçka me të cilën lidhemi emocionalisht, dëshira për ta provuar na tërheq vazhdimisht.

Njësoj si raporti që unë besoj se ekziston mes meje dhe skijimit, të cilën unë gjthmonë e asocioj me ndjenjën e të qënit e lirë në natyrë.

Skijimi, si pothuajse çdo gjë tjetër, bëhet më argëtues kur e ndan në grup me të tjerët dhe kur mëson metoda të reja.

Skiatorët më të mirë nuk ndalojnë kurrë së mësuari dhe çdo detaj që sjell më shumë besim dhe më shumë guxim, në mënyrë që herave të tjera të ngjiteni në atë malin më lart se tjetri.

“Cilido qoftë niveli juaj i skijimit apo rahatisë që ndjeni kur jeni duke skijuar, në momentin kur skijoni për herë të parë pas një viti që nuk jeni atakuar me borën, emocionet tuaja janë si në fillim dhe deri në adaptimin e syve me borën dhe të këmbëve tuaja me skijat, ju ndiheni si një fëmijë i vogël i cili sapo ka filluar të ecë.” – E.RR

Sot kam përgatitur disa këshilla për entuaziastët e skijimit (por, edhe për ata që duan ta provojnë një herë në jetë skijimin), për t’ju ndihmuar të bëheni një skiator më i mirë dhe të dini ta shfrytëzoni në maksimum kohën tuaj në dëborë.

Përkushtohuni 100% vetëm në skijim. Loja mendore është gjysma e betejës. Përderisa jeni ende fillestar, është mirë që fokusi juaj të qëndrojë tek të bërit ski. Nëse jeni një profesionist, skijimi do t’iu ndihmojë të liroheni nga mendimet tuaja teksa shijoni “lirinë”.

Rregulloni qëndrimin tuaj. Ekuilibri e bën gjithçka shumë më të lehtë. Pjesa e sipërme e trupit peshon shumë më tepër se pjesa e poshtme, kështu që sa më pak ta lëvizni, aq më efikas do të jeni. Qëllimi është të mbani këmbët tuaja në lëvizje, në mënyrë që pesha juaj të qëndrojë e balancuar në harkun e këmbës suaj dhe pjesa e sipërme e trupit thjesht të merret me vete gjatë udhëtimit.

Kuptoni pajisjet tuaja të skive. Nëse jeni një skijator mesatar, skitë rrëshqasin më së miri kur majat gjenden paralel me njëra tjetrën. Çizmet janë lidhja midis jush dhe skive tuaja; kur çizmja lëviz, në të njëjtën kohë edhe skijat lëvizin. Të kesh çizme që të përshtaten siç duhet, veçanërisht rreth pjesës së poshtme të këmbës, është thelbësore për të qenë në gjendje të skijosh pa probleme.

Kuptoni ligjet e gravitetit në ski. Graviteti është ajo që ju tërheq poshtë kodrës dhe pa të nuk do të kishte skijim.

Megjithatë, shumica e njerëzve janë të tmerruar t’i dorëzohen, duke lejuar që skitë të vrapojnë. Mësoni t’i shihni kthesat tuaja si kontroll të gravitetit, për shembull teksa skitë kthehen përtej kodrës në vijën e rënies, ato marrin shpejtësi dhe vrapojnë pa probleme. Nëse skitë janë kthyer nga vija e rënies dhe kthehen përtej kodrës, ato ngadalësohen.

Përzieni pistat e ulëta dhe ato sfiduese. Kaloni kohën duke bërë ski ngadalë teksa gjendeni plotësisht në zonën tuaj të rehatisë. Vetëm këtu mund të përqendroheni në ndryshimet në skijimin tuaj dhe të përsosni teknikën tuaj.

Kaloni kohë në terrene relativisht sfiduese, duke testuar guximin tuaj. Ju duhet të bëni gabime në mënyrë që të mësoni t’i përmirësoni. Mësoni se çfarë ndodhë me ekuilibrin tuaj kur i shtyni kufijtë tuaj, pasi që do t’iu bëjë të kuptoni se cilat aftësi duhet t’i konsolidoni në terrene më të lehta.

 

Ski me rrjedhje. Lërini skitë të jenë të sheshta midis çdo kthese, qoftë edhe për një pjesë të sekondës. Ajo rrëshqitje e vogël lidh gjithçka së bashku mirë.

Njihni stilin tuaj të të mësuarit. Për të skijuar, duhet së pari të mësoni se si ju mund ta përvetësoni atë stil për vete.

Dilni dhe provojeni. Ndoshta do të jetë e vështirë për të filluar, por përvetësimi dhe konsolidimi i aftësive të reja kërkon kohë.

Zgjidhni një skiator që dëshironi ta imitoni dhe ta analizoni atë. Vështroni se çfarë lëvizje po bëjnë ose nuk po bëjnë.

Përderisa ju skijoni në majat më të larta, do të ndesheni me diell apo erëra, nëse nuk tregoheni i kujdesshëm mund t’iu djegë dielli. Andaj, për çdo rast ne po përgatisim një mini-bag se çka ju duhet gjatë skijimit.

• Helmeta
• Shishe uji
• Syze
• Kapelë
• Syze dielli
• Doreza
• 2-3 palë çorape
• Shall
• Krem kundër diellit – SPF 50
• Hidratues për fytyrë
• Kufje apo edhe ndonjë libër
• Për çdo rast, nëse skijoni shumë lart merrni ndonjë sanduiç me vete.