A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Filmi, kujtesë e qëndrimeve tua

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Disa nga aktivitetet për të cilat jemi në disponim këtë verë janë padyshim filmat, duke filluar nga romancat, dramat dhe komeditë.

Në verën e vitit 2020 kur COVID-19 kishte pushtuar pothuajse gjithë botën, ngushëllimin e vetëm për t’u larguar sado pak nga një realitet që ishte i panjohur për ne e gjenim tek filmat. Madje shumë filma të padëgjuar më parë morën vëmendje gjatë pandemisë. Pavarësisht faktit se duhej të qëndronim të informuar se çfarë po ndodhte me botën, ne tashmë e dinim në çfarë po kalonim. Kishim nevojë për diçka të mirë. Donim të shihnim dashuri, flirtim, lojëra dhe sugjerime të mira në rrjete sociale.

Ishte kjo kohë, kur ndjeja nevojën për diçka të mahnitshme si filmin Win a date with Tad Hamilton.

Historia e filmit “Win a date with Tad Hamilton”, rrodhi aq spontanisht dhe thjesht, saqë suksesi s’ka si të mos jetë i garantuar.

Rosalee është adoleshentja e cila nuk ka lënë pa përcjellur asnjë film të aktorit Tad Hamilton dhe e simpatizon si shumica e vajzave të reja. Ëndrra e Rosalee bëhet reale kur ajo fiton një takim me idollin e saj sekret, Tad. Pasi ajo kalon shkëlqyeshëm në takimin e saj, e kupton se gjendet mes trekëndëshit të dashurisë, kur shoku i fëmijërisë, Pete shfaqë dashurinë e tij për Rosalee. E hutuar dhe duke mos e ditur se çfarë po ndjen, Rosalee e kupton që dashurinë e saj të vërtetë e kishte pranë që nga fëmijëria.

Pse duhet ta shikoni këtë film?

Filmi i vitit 2004. pasqyron saktë se si dukej dashuria në atë kohë. Sigurisht se mënyrën se si duhet shprehur dashuria, se si duhet të jetohet e gjykoni vetë ju, ne thjesht do të shfaqim ekzistencën e saj të cilën nganjëherë e injorojmë.

Përkundrazi historive klishe, ku vajza dashurohet marrëzisht në djalin e ëndrrave të saj dhe refuzon t’i shoh anët negative, Rosalee ndan me ne tipin e vajzës e cila e di mjaft mirë se çfarë është dashuria, si menaxhohet situata dhe si duhet të heqim dorë nga gjërat që nuk na takojnë.

Tad, djali i qejfeve i cili çdo natë shënon nga një aventurë të re, bie në dashuri me një vajzë të tipit që nuk e ka hasur më parë. Sigurisht që pa e ditur mirë se çfarë nënkuptojmë me përkushtimin ndaj një personi mendon se është dashuruar, teksa e gjitha çfarë ai dashuron është ideja që ka në kokë për Rosalee.

Kurse Pete, na dëshmon se ende ka persona që dashurohen pas detajeve dhe veprimeve që i bëjnë ata njerëz dhe vetëm ata. Në ata persona të cilët i njohin edhe mënyrat se si ti qesh. Në personat të cilët duan të shohin të lumtur pavarësisht çdo gjëje.

Esenca e këtij filmi nuk është vetëm të shohim një histori tjetër dashurie e cila përfundon mirë por ta kuptojmë se paraqitja e jashtme dhe ajo çka shohim përmes televizionit nuk është realiteti ynë. Jeta jonë ka nevojë për pak dritë dhe kjo mund të jetë kur ne e shprehim atë që ndjejmë ndaj personave që i duam. Që i duam sepse i njohim. Edhe pse secili e njohim atë frikën se mos thyhen pritshmëritë tona, e gjitha që ka rëndësi është të mos i ndrydhim ndjenjat tona dhe t’i dorëzohemi frikës ndaj refuzimit. Cilado që të jetë përgjigjja, të paktën ti nuk do të jesh më duke luftuar me veten.

Kush janë aktorët dhe cili është vlerësimi i filmit?

Aktorët kryesorë në film janë Josh Duhamel në rolin e Tad Hamilton, Kate Bosworth në rolin e Rosalee dhe Topher Grace në rolin e Pete. Filmi arriti buxhetin prej 22 milionë dollarë me transmetime, si dhe cilësohet si një përrallë verore.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP