Live Stories from Prishtina

LIVE

August 2, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Çfarë mund të shtojmë për njerëzit besnikë dhe me vetëbesim, përveç se na hapin sytë kur jemi me ta, na dhurojnë guxim të vazhdojmë më tej dhe na bëjnë të jemi fatlum që ndajmë jetën me ta…

Po pra, po flasim për të gjithë personat që i takojnë shenjës së Luanit.

Çka ndodh kur hyjmë në sezonin e Luanit?

Hyrja në këtë shenjë të re, nga data 23 korrik na sjellë një energji që është e guximshme, autoritare dhe e sigurtë. Luani renditet si shenja e pestë në horoskop dhe i takon rrethit të shenjave të zjarrit, teksa zjarri është elementi i veprimit, i lëvizjes dhe i krijimit, energjia e Luanit i jep kuptim këtij elementi. Me tendencën që të shkëlqejë çdo herë, shpesh merr vëmendjen e të tjerëve, kështu “duke vjedhur” edhe shkëlqimin e të tjerëve.

Besohet se ekzistojnë tri lloje të shenjës së Luanit, ku secila prej tyre shpjegon një pjesë unike të karakterit.

LUANI 1: Pak narcisist, simpatik, tepër besnik.

LUANI 2: I qetë, introvert, i turpshëm, më i sjellshëm dhe shumë me këmbë në tokë.

LUANI 3: Tepër krijues, sens të shkëlqyer humori, pak egoist, i shoqërueshëm.

Ndërsa, si mund ta përshkruajmë personalitetin e Luanit?

Egoja e tyre është armiku i tyre më i keq dhe personalitetet e tyre kokëfortë gjithashtu mund t’i largojnë të dashurit e tyre. Nganjëherë zemërimi i tyre dramatik mund t’i çojë ata drejt mbylljes në vete dhe të mos shprehen shumë me të tjerët.

Cili është dallimi mes personalitetit të Luanit mashkull dhe Luanit femër?

Luanëve meshkuj zakonisht nuk iu pëlqen shumë monotonia dhe rrjedhimisht, karakteri i tyre dinamik kërkon çdoherë diçka të re dhe sfiduese. Ndryshimi që i pëlqen Luanit mashkull bënë që ai të ndihet superior në rrethin e tij dhe të ketë gjithmonë një mendim ndryshe nga të tjerët. Kurse, mendohet të jenë xhelozë dhe më posesiv.

Luanët femra nuk do të jenë asnjëherë natyra që do të qëndrojnë në shtëpi dhe të rrinë duke u kujdesur vetëm për shtëpinë dhe fëmijët. Ato janë shpirt i lirë, shumë të pavarura dhe marrin gjithmonë atë që dëshirojnë. Ato duan të punojnë dhe të merren me çdo gjë duke mos lënë anash asgjë.

Si quhet një person i lindur nën shenjën e Luanit?

I përfaqësuar nga një Luan, termi Leo rrjedh nga fjala latine për “luan”, e cila shkruhet njësoj: leo. Ajo ka nënkuptimin e njëjtë si kafsha, pra udhëheqës, të vendosur, këmbëngulës dhe të shtyrë.

Kush është shpirti binjak i Luanit?

Shoku i shpirtit i Luanit është Demi, apo ndryshe i njohur si partneri më i mirë i jetës për Luanin. Natyra e dashur e Demit dhe Luanit është forca lëvizëse për marrëdhënien e tyre. Luanët marrin kohën e tyre kur i dorëzohen personit tjetër, në anën tjetër Demi, me durimin dhe optimizmin e tyre e bëjnë partnerin e tyre të dashurohet me ta.

Kush është shoku më i mirë i Luanit?

Shoku më i mirë për Luanin është Peshorja. Luani dhe personat e lindur nën shenjën e Peshores bëjnë një miqësi përrallore. Të dy e dashurojnë jetën dhe i japin njëri-tjetrit energji pozitive gjatë gjithë kohës.

A mund të luftojnë Luanët?

Kur ndodh një zënkë, Luani i përpunon gjërat në kokën e tyre përpara se t’i flasë ato me njerëzit e tjerë. Mund t’i konsideroni edhe si superfuqi por Luanët gjithashtu përpiqen të parashikojnë nevojat e njerëzve në mënyrë që ata të mos kenë konflikt, ndërsa kur e dinë se kanë bërë diçka të gabuar, zakonisht kërkojnë falje të shpejtë.

Të udhëhequr nga Dielli, Luanët ruajnë stabilitetin e tyre pasi dielli asnjëherë nuk kthehet prapa. Dielli dhe Luanët janë miq të dashuruar, të përkushtuar që vendosin zemrën e tyre në çdo marrëdhënie.