Live Stories from Prishtina

LIVE

May 6, 2024

Sonte në mbrëmje do të mbahet një ndër eventet më të rëndësishme të bamirësisë dhe njëkohësisht do ta quaja të modës në botë, dhe ne kemi detajet që revista Vogue ka siguruar.

Fillimisht nëse nuk e keni ditur; tradicionalisht Met Gala 2024, mbahet të hënën e parë të muajit maj. Ekspozita e Institutit të Kostumeve 2024 në Muzeun Metropolitan të Artit, titullohet “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” (Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës) dhe do të shfaqë rreth 250 palë kostume të nxjerra nga koleksioni i përhershëm i Institutit të Kostumeve, shumë prej të cilave rrallë janë parë në publik më parë.

Këto janë detajet tjera:

Kur do të zhvillohet Met Gala 2024?

Met Gala 2024 do të zhvillohet sonte, të hënën, më 6 maj, në New York City në Muzeun Metropolitan të Artit, ku do të festohet ekspozita e re e Institutit të Kostumeve, “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”.

Cila është tema e Met Gala 2024?

Tema e “Met Gala 2024″ është titulluar “The Garden of Time” (Kopshti i kohës). Ekspozita do të shfaqë rreth 250 artikuj të rrallë të nxjerrë nga koleksioni i përhershëm i Institutit të Kostumeve. Duke përfshirë mbi 400 vjet histori të modës, veshjet do të përfshijnë dizajne nga Schiaparelli, Dior, Givenchy etj.

Disa prej veshjeve që do shfaqen konsiderohen vetëm për tu parë pasi nuk mund të përdoren më si veshje – si një fustan i ballove nga Charles Frederick Worth nga viti 1877 . Ky i fundit do të shfaqet gjithashtu përmes video animacionit.

Andrew Bolton, kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve, shtoi se ekspozita është kuruar në formë të tillë duke paraqitur  tre “zona” kryesore – Tokën, Detin dhe Qiellin.

Si mund ta shikoj (ose rishikoj) Met Gala 2024?

Ashtu si në vitet e kaluara, ju mund ta shikon transmetimin e drejtpërdrejtë, parakalimin e yjeve në tapetin e kuq të Met Galas në Vogue.com.  Emma Chamberlain do të kthehet gjithashtu si korrespondente speciale e Vogue për të intervistuar disa nga yjet më të mëdhenj në gala.

Kush pritet të marrë pjesë në Met Gala 2024?

Mikpritësit e Met Gala 2024 janë Zendaya, Jennifer Lopez, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth. Ata pasojnë grupin e vitit të kaluar me yjet: Penélope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer, Dua Lipa dhe Anna Wintour nga Vogue . Wintour ka drejtuar Met Gala që nga viti 1995, duke e shndërruar atë në festën më të dashur vjetore të modës që njohim sot.

Cili është kodi i veshjes?

Me temën e sivjetshme “Kopshti i Kohës”, kodi është frymëzuar nga tregimi i shkurtër i JG Ballard me të njëjtin titull, i shkruar në 1962. Gjithsesi, sipas ekspertëve të modës ka të ngjarë të shohim shumë paraqitje të veshjeve me lule dhe ngjyra të ndezura që do të zbukurojnë tapetin e famshëm të Met Gala.

Çfarë është Met Gala?

Met Gala është një ngjarje bamirësie dhe mbledhje fondesh për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit. Tradicionalisht kjo ngjarje hapjen e saj e ka filluar me një ekspozitë vjetore. Vit pas viti, ngjarja mblodhi shuma tetëshifrore.

Çfarë ndodhë në Met Gala?

Me pak fjalë: Është një sekret. Për këtë arsye, të ftuarit duhet t’i përmbahen politikës së mos përdorimit të telefonave për thirrje dhe foto. Megjithatë Kendall Jenner, në vitin 2021 ndau një pamje nga prapaskenat e Met Gala. Ngjarja zakonisht përfshinë një interpretues të profilit të lartë (si Rihanna ose Justin Bieber ). Dhe të ftuarit gjithmonë eksplorojnë ekspozitën para se të ulen së bashku në darkë.

Ku mbahet Met Gala?

Met Gala zhvillohet në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City të hënën e parë të majit të çdo viti (me përjashtim të ngjarjes së vitit 2021, e cila u zhvillua në shtator për shkak të kufizimeve të COVID-19). Mysafirët që marrin pjesë në Met Gala zakonisht qëndrojnë në hotelet aty pranë, duke u mbledhur në disa pika të preferuara nga të famshmit. Vitin e kaluar, Hotel Mark ishte vendi kryesor që grumbulloi të famshmit.

Kush është i ftuar në Met Gala?

Deri në mbrëmjen para ngjarjes, lista e të ftuarve është top sekret. Ngjarja zakonisht pret rreth 450 pjesëmarrës, yje mikpritës, krijues të rinj dhe figura të industrisë. Çdo vit, disa nga emrat më të mëdhenj që marrin pjesë rregullisht janë; Beyoncé, Gigi Hadid, Madonna, Rihanna, Marc Jacobs, Kate Moss, Nicolas Ghesquière dhe Emma Stone.