Live Stories from Prishtina

LIVE

November 22, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Për shumë prej nesh shija në muzikë është një pjesë e rëndësishme e identitetit, aq shumë sa nganjëherë na duket që ne jemi ajo çfarë dëgjojmë.

Por sidoqoftë, ky është vetëm një observim nga ana ime.

E keni parasysh muzikën që e keni dëgjuar kur ishit të rinjë, ato këngë mbushin hapësirën tuaj për nostalgjinë që ndjeni për të kaluarën, pastaj në bazë të eksperiencave tona jetësore dëgjojmë muzikën që duam, me tekstin që na përshtatet dhe melodinë që na bënë për vete.

Një analizë e shkurtër në playlistën tuaj në Spotify apo edhe në iTunes mund të tregojë shumë për ju, për të kaluarën, të tashmen dhe për ëndrrat që keni.

Në një studim në mbarë botën, studiuesit intervistuan mbi 36 mijë pjesëmarrës për të vlerësuar më shumë se 104 stile të ndryshme muzikore. Rezultatet treguan se personaliteti dhe shija muzikore janë vërtet të lidhura, por edhe dallime të tjera individuale ndikojnë gjithashtu.

Megjithatë, ne kemi ndarë disa zhanre të muzikës duke i bazuar në tipet e njerëzve që mund t’i dëgjojnë.

Pop. Dëgjohet nga tipat ekstrovertë, të sinqertë dhe që kanë bindje të qëndrueshme. Edhe pse dashamirësit e muzikës pop cilësohen të jenë më punëtorë dhe me vetëbesim të lartë, nuk shquhen për kreativitet, teksa mund të jenë dëgjues edhe të zhanreve të tjera.

Rap/Hip hop. Pavarësisht stereotipit se adhuruesit e repit janë më agresivë, studiuesit nuk gjetën një lidhje të tillë. Megjithatë, fansat e repit janë të prirur të kenë vetëbesim të lartë dhe në përgjithësi janë më të shoqërueshëm se fansat e stileve të tjera.

Country. Këta adhurues zakonisht identifikohen si punëtorë, konvencionalë, më të distancuar dhe konservatorë. Edhe pse muzika country shpesh përqendrohet tek temat si ndarja – njerëzit që e preferojnë atë priren të jenë emocionalisht të qëndrueshëm.

Rock/Heavy metal. Rock dhe heavy metal shpesh projektojnë imazhe zemërimi, guximi dhe agresioni. Megjithatë, ky studim tregon se adhuruesit e këtij zhanri janë të butë, krijues dhe introvertë. Ata gjithashtu priren të kenë vetëbesim të ulët.

Indie. Adhuruesit e zhanrit indie janë persona më introvertë, intelektualë dhe krijues, por më pak punëtorë dhe të butë se adhuruesit e stileve të tjera. Pasiviteti, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët janë karakteristika të tjera të dukshme të personalitetit.

Dance. Ata që preferojnë muzikën dance janë zakonisht më të larguar nga njerëzit, preferojnë një rreth më personal të sigurt dhe të hapur ndaj përvojës, por kanë një karakter të fortë dhe kanë qëndrime të paluhatshme.

Classical. Dashamirësit e muzikës klasike janë përgjithësisht disi introvertë, por të qetë me veten. Kreativiteti dhe vetëvlerësimi janë karakteristikat në mesin e tyre.

Jazz, blues and soul. Ekstrovertë me vetëbesim të lartë. Ata gjithashtu priren të jenë shumë krijues, inteligjentë dhe të qetë.

Parashikimet e tipareve të personalitetit

Rezultatet e një studimi nga psikologët Jason Rentfrow dhe Sam Gosling sugjerojnë se muzika që njerëzit dëgjojnë mund të çojë në parashikime çuditërisht të sakta për personalitetin e tyre.

Për shembull, ekstrovertët preferuan linjat e rënda të basit, ndërsa ata që shijojnë stile më komplekse si jazz dhe muzika klasike janë krijues dhe kanë rezultate më të larta në IQ. Rentfrow dhe Gosling kanë zgjeruar studimet e tyre për të parë aspekte të veçanta të muzikës që lidhen me preferencat.

Stilet njohëse dhe shija muzikore

Muzika që ju pëlqen mund të lidhet me mënyrën se si truri juaj përpunon informacionin. Njerëzit kanë dy mënyra për t’iu përgjigjur botës: bazuar në shenjat sociale (duke përdorur empatinë) dhe bazuar në konceptet e paracaktuara se si njerëzit mendojnë se duhet të përgjigjen.

Njerëzit që kanë empati, e shijojnë muzikën bashkëkohore, dhe janë më të pasur emocionalisht, duke filluar nga indie, rock, country e deri në folk. Shumë prej tyre kanë karrierë në arte ose profesione ndihmëse dhe preferojnë muzikë të butë që ngjall reagime të forta emocionale.

Personat që mendojnë se si duhet të përgjigjen, shijojnë shkencën dhe matematikën. Ata tërhiqen nga kompleksiteti strukturor, duke pëlqyer shpesh muzikën klasike, jazz, intensive, energjike dhe optimiste.

Muzika ndihmon në përmirësimin e performancës, rrit kuriozitetin dhe imagjinatën dhe përforcon disponimin ose emocione të caktuara