Dje n’Kosovë
15 Prill, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Mirëmengjesi i dashur lexues, e ke parasysh ato ditë kur je i mërzitur dhe kur e gjitha çfarë dëshiron që të ndodh është t’i kesh ditët kur ndjeje fije drite në shpirtin tënd. Njeriu shpesh harron t’ia kujtoj vetës gjërat e mira. A i mbanë mend fjalët që dëgjon nga ata personat që kanë qejf të japin këshilla, që thonë “njeriu tregon veten, në momentet e liga!”? Këtu është pika ku tregoni se ju jeni më të mëdhenj sesa ajo që ju ndodh, me durim… me durim.
Çka ndodhi dje në Kosovë?
Mes zhvillimeve nëpër debatet se çfarë do të ndodh sot me Kuvendin e Kosovës, u pa se kush mbështet krijimin e “komunës bonshnjake”, kush beson në qeverinë Kurti 3, kush anon kah presidentja e vendit Vjosa Osmani etj?
Meqenëse tashmë rryma veçse u shtrenjtua dhe kjo temë tash bie në hije sidomos këto ditë kur “vendoset për shtetin”, ja vlen të përmendet se nuk ka pasur vit që nuk është përmendur problemi që e ka cytur jostabilitetin e çmimit – shitja e distribucionit për pak para, me obligime për investime për 15 vjet.
Një marrëveshje për shitje të energjisë të prodhuar nga KEK-u, që duket se është shumë fikse dhe nën vlerën e tregut, na thuhet se është shkaktare e humbjeve të KEK-ut, që duhen mbuluar disi. Natyrisht, më së lehti ishte t’u ngakohet qytetarëve njësoj si me rrymën në veri, të cilën e kemi paguar një dekadë a sa, pa na pyetur askush.
Veç si rikujtim se si është arsyetu shtrenjtimi prej 16 për qind!
***
Tash tek dje:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, për kërkesën e Duda Baljes që të formohet një komunë e boshnjakëve.
Sipas tij, logjika e pazareve për formim të Qeverisë, duhet të përfundoj.
“Kjo logjika që të bëjmë pazare, që duhet të japim diçka për të marrë një votë, duhet të përfundojë. Kështu s’ka hajr. Për një votë të ketë kërkesa të tillë, s’ka as qeveri”, ka thënë Abdixhiku.
***
Dje presidentja e vendit Vjosa Osmani, shprehu urimin që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt edhe pse mes diskutimeve u gjet duke lënë fajtor qeverisjen e Kurtit për dëmtimin e raporteve Kosovë-SHBA.
Duke tërhequr paralelen e tarifave mes Serbisë dhe SHBA-së.
Osmani, tha në Rubikon të Klan Kosovës, se lidhur me këtë çështje i kishte dërguar një letër zyrtare Qeverisë së Kosovës edhe pse ka mundur që vendimin për heqjen e tarifave ta merrte edhe pa aprovimin e Qeverisë.
“Shpresoj shumë që më 15 prill të kemi konstituim të Kuvendit, zgjedhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës që menjëherë të fillojmë me punët e rëndësishme për vendin tonë. Unë e përmenda çështjen e tarifës që është një nga temat e mëdha me te cilat do të duhej të merrej Kuvendi menjëherë”, tha Osmani.
***
Dje s’është që ka pasë diçka te re, nga kultura në Kosovë, por sot gjithsesi kemi.
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës po vjen me performancë në Autostrada Hangar, Prizren! Më 15 prill 2025, nga ora 19:30, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës ka me mbajtë koncert në Autostrada Hangar në Prizren. Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra ka me sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda.
***
Ne e dimë se çfarë jemi, sepse kjo është ajo që përjetojmë çdo ditë, kufijtë tanë, frikërat, sukseset dhe dështimet. Por ajo që nuk dimë dhe që shpesh e nënvlerësojmë, është potenciali i fshehur brenda nesh: ajo që mund të bëhemi nëse guxojmë të ëndërrojmë më shumë, të dalim nga zona e rehatisë dhe të sfidojmë vetveten.