Dje n’Kosovë
9 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Dëgjo këtë, lexues: mbrëmë, teksa po kthehesha, ndalova në market. Tek pagesat, hasa një arkëtare që po e shijonte bisedën me secilin konsumator. Pyetjet që ajo bënte ishin shumë të ndjera, dhe mendova… sa pak na duhet për të bërë një ndryshim të madh. Kjo arkëtare është fëmija i dikujt, që shtëpinë ua mbush me rreze dielli e rrethin e ngushtë e ngushëllon me energjinë e saj pozitive.
***Dje n’Kosovë
Çfarë ndodh nëse Trump mbështet ndarjen e Ukrainës? Cilat do të jenë pastaj veprimet e Serbisë? Pyetje e përsëritur, por e konsideruar si “komunikim jo i duhur” nga qeveria – a do të na penalizojë tani administrata e re Trump? Kur administrata Biden surprizonte Kosovën kur qeveria merrte vendime në veri të Kosovës, me mbylljen e zyrave ilegale serbe dhe paralajmërimin e hapjes së urës tek Ibri, imagjino atë të Trump, i cili dihet se është i paparashikueshëm në veprimet e tij.
Tani shtrohet pyetja, i dashur lexues: në pjesën e mbetur, të paktën deri në zgjedhjet e reja me këtë qeveri, a do të ketë më shumë vetëdije për interesat kombëtare, pavarësisht interesave apo politikave të Amerikës? Ora e rërës po harxhohet…
***
BE-ja e merr të mirëqenë deklaratën e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, se do ta zbatojë marrëveshjen bazë. Sikur të ishte e besueshme! A i harruat deklaratat për tërheqjen e letrës së Brnabiqit? Zgjuarsia taktike nuk ka të matur, i dashur lexues. Serbia e di kohën kur të lëshojë sinjale strategjike për “përkushtimin” e saj ndaj zgjidhjes së raporteve me Kosovën.
***Përditshmëri
Sa maune janë futur nga Serbia në Kosovë që nga heqja e vendimit për lejimin e produkteve serbe? Më vjen mirë kur shoh përmbushje të lajmeve që kanë ndodhur; mbrëmë pashë në lajme që rreth 2 mijë maune qenkan futur për më pak se 30 ditë. Sa të kthyeshëm jemi!
***Kulturë
Në kuadër të Ditëve Ndërkombëtare për Ndryshimet Klimatike, në Kino Armata, për 3 ditë radhazi – 13, 14 dhe 15 nëntor – do të shfaqen filma me prapavijë vetëdijësuese. Ju mund të shkoni dhe të shikoni dokumentarin e Greta Thunberg më 14 nëntor, filmin “Taste the Waste” dhe më 15 nëntor – “Honeyland.”
***
Ndonjëherë, një pyetje e ndjerë dhe një buzëqeshje e thjeshtë mund të jenë të mjaftueshme për të ndriçuar ditën e dikujt – kujtimet e këtyre momenteve të vogla janë ato që mbushin zemrat tona me dritë kur dita duket më e errët.