Live Stories from Prishtina

LIVE

10 Nëntor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

 

Më pëlqen kur shoh njerëzit e hutuar; shikimi i tyre më bën të mendoj që jemi kalimtarë në këtë jetë dhe çdo herë jemi duke e mësuar këtë!

***Dje n’Kosovë


Teksa në kuvend shkoi vetëm një herë nga 31 seancat e jashtëzakonshme të thirrura, në Norvegji shkoi për të kërkuar votën dhe, pse mijëra kilometra larg, shkoi duke mezi pritur.

Kryeministri Albin Kurti, vizitoi diasporën! Paramendojeni të shkosh të kërkosh vota në Norvegji për zgjedhjet në Kosovë!

A jemi duke qeverisur mirë? Si po ju duket qeverisja jonë? A jeni të kënaqur? Diaspora, duke u përgjigjur: po, po, veç next.

Është absurde të bëhen përpjekje për çfarëdo marrëveshje në Bruksel, përderisa Kosova të mos bëhet me qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

***

Kush do të jetë ministri i ri i Jashtëm amerikan? Sepse shumëçka në lidhje me Evropën në përgjithësi, dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti, do të varet nga ky person. E, në rastin e Ballkanit, edhe nga ndonjë emisar special që, me gjasë, do të emërohet për t’u përfshirë në proceset politike këndej pari.

***

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, njëherësh anëtar i Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, nëpërmjet një postimi në platformën sociale Facebook, ka njoftuar se ekspertët e angazhuar nga ky komision kanë “dorëzuar raportin për procesin e subvencionimit, ku janë evidentuar shkelje ligjore, keqplanifikim, keqmenaxhim dhe keqpërdorim të këtij procesi.” Ai ka paralajmëruar që ky raport do t’i dorëzohet Prokurorisë së Shtetit, meqë në vlerësimin e tij në raport evidentohen miliona euro të keqpërdorura.

***

Ti, lexues i rregullt: je plot jetë, që të jesh “ndoshta” i dikujt!