Live Stories from Prishtina

LIVE

February 3, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Nganjëherë është e vështirë të gjesh rrjedhën e depërtimit, sidomos kur rrugët janë me sfida dhe pengesa, por kjo nuk është asnjëherë arsye për t’u ndalur.

Me sa duket kështu veproi edhe Dua Lipa, e cila zbuloi dritën brenda saj dhe e ndoqi deri tek maja ku gjendet sot. Ajo me të vërtet e “pa hënën”, dhe shkëlqimin e saj tek vetja. Depërtimi në industrinë muzikore me këngën “Be the One”, ishte paraqitja e parë e Duas. Talenti i saj dhe aftësitë e mahnitshme muzikore e kanë ndihmuar atë të fitojë popullaritet me një ekspozim të gjerë.

Por, si arriti saktësisht Dua Lipa të shndërrohet në një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë?

Këngët e para origjinale të Dua Lipës u regjistruan dhe u ngarkuan në SoundCloud në vitin 2012 dhe brenda pak kohësh tërhoqën vëmendjen e Ed Millet dhe Ben Mawson nga Tap Management, të njohur si menaxherët e Lana Del Rey. Ajo regjistroi rreth 130 këngë, megjithatë vetëm 12 prej tyre arritën të jenë në album.

Teksa pjesa tjetër e historisë së suksesshme filloi në vitin 2015, me nënshkrimin e kontratës me kompaninë Warner Music Group, ku edhe nxori albumin e saj debutues, e kështu duke e bërë më të identifikueshëm me vetë emrin e saj. Ngritja e famës së Dua Lipës ishte e shpejtë dhe brenda një viti ajo u bë një emër i madh. Albumi i saj debutues arriti në top 10 listat në mbi njëmbëdhjetë vende të BE-së.

Në nëntor të 2015-së, u zbulua se ajo do të jetë në listën e “BBC Sound of 2016”. Në janar të po këtij viti, ajo filloi turneun e saj të parë në Angli dhe në Evropë, i cili vazhdoi deri në nëntor të atij viti. Dy vite më vonë, ajo u bë artistja e parë femër që mori mbi 1 miliardë shikime në YouTube, me këngën e saj “New Rules”, video e cila sot ka mbi 2.3 miliardë shikime. Në janar të 2018-së, ajo u nominua në pesë kategori në “Brit Awards” si e vetmja artiste e atij viti, si dhe si artistja e parë femër që preku këtë arritje. Ajo fitoi çmimet për kategoritë “British Female Solo Artist” dhe “British Breakthrough Act”.

“Quarantine’s Queen of Pop”—kështu iu dha epiteti artistes tonë shqiptare falë albumit të saj më të fundit ‘Future Nostalgia’, i vlerësuar si albumi më i dëgjuar i këngëtares deri tani.  Bashkëpunimet e saj që kanë bërë shumë bujë janë: “One Kiss” me Calvin Harris, “Scared to be Lonely” me Martin Garrix, “Cold Heart” me Elton John, “Prisoner” me Miley Cyrus, etj.

Në vitin 2021, Lipa ka pranuar dy Rekorde Botërore Guinness për shitjen e shumicës së biletave për një koncert të transmetuar live.

Talenti i saj nuk ndalet vetëm në muzikë, pasi që shija e saj për modë ka kaluar çdo testim në “red carpets”, duke filluar nga ngjarjet muzikore e deri tek veshjet e përditshmërisë. Madje, ajo ka qenë disa herë imazh i magazinave të ndryshme si Vogue, Elle, Rolling Stone si dhe The Face.

Lipa është edhe një ndër ambasadoret më të rëndësishme për brendin Versace, ku gjatë vitit 2021 ajo ishte pjesë e modelingut në sfilatën e sezonit Vjeshtë-Dimër. Në anën tjetër, veshja e saj nga Alexander Wang, e inspiruar nga vitet ’90, u cilësua si një nga personazhet e famshëm të veshura “më së miri” në ceremoninë e 62-të Vjetore të Çmimeve Grammy.