Dje n’Kosovë
6 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Mirëmëngjesi, i dashur lexues i rregullt! Çfarëdo që ti dëshiron të ndodhë, mund të jetë ndryshe nga ajo që në të vërtetë ndodh, sepse ndonjëherë ajo që duhet të ndodhë është për të mirën tënde.
Çka ndodhi dje në Kosovë ***
Kosova është në pritje të bashkëpunimit strategjik, të cilit mund t’i japë formë rezultati i zgjedhjeve në SHBA.
Nga ana tjetër, Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e bindur se cilido nga kandidatët për President të SHBA-së që fiton zgjedhjet, do të vazhdojë bashkëpunimin strategjik me Kosovën. Në shoqërinë civile, theksohet se Qeveria e Kosovës duhet të mbajë bashkëpunimin me SHBA-në, pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, ndërsa komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh pritje dhe rezerva për të dy kandidatët.
***
BE-ja i reagon qeverisë pas epitetit që i dha draft-statutit për Asociacionin; sipas Brukselit, dokumenti i mbështetur nga 27 vende anëtare nuk është një non-paper.
Deklaratat e përfaqësuesve të Kosovës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka cilësuar si mospërfillje ndaj ftesës së Këshillit të Bashkimit Evropian, që në bazë të këtij propozimi “evropian” të ecet drejtë themelimit të Asociacionit.
Ai ka thënë se obligimi i Kosovës është formal, është pranuar në dialog me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2023, është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës me shumicën prej dy të tretave dhe propozimi është pranuar “në parim” nga liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Në përgjigjet e dërguara gazetarëve, Stano ka thënë se është për keqardhje pse, pas një viti prej kur është pranuar në parim, nuk ka pasur lëvizje drejtë themelimit të Asociacionit.
Kulturë/***
Ky muaj ofron shumë filma evropianë, si rezultat i bashkëpunimit të Kino ARMATA-s me European Film Academy. Pas një lansimi të suksesshëm pan-evropian në 2022 dhe një edicioni të dytë të mrekullueshëm në 2023 me 75 partnerë, Akademia Evropiane e Filmit prezanton në Kosovë dhe gjithashtu Muajin e Filmit Evropian 2024, si sezonin e saj të filmave dhe çmimeve evropiane. Duke filluar nga 1 nëntori, Kosova bashkohet festës së diversitetit evropian dhe do të shfaqë filma për pesë javë deri në finalen e madhe më 7 dhjetor me European Film Awards që mbahet në Lucern.
Në fund, për ty ndjekës, falënderohu për çdo person që ka qenë pjesë e jetës tënde, qoftë përkohësisht apo përherë, për versionin që ai ose ajo ka sjellë në jetën tënde.