Live Stories from Prishtina

LIVE

March 9, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Çdokujt na ka ndodhur të dashurohemi me një rrobë – që e kemi parë një herë në dyqan apo online –  dhe kemi kaluar pa e blerë për shkak të brendit të shtrenjtë të cilit i takonte.

Mirëpo kur jeni një adhurues i modës, dëshira për të pasur një dollap sa më të larmishëm rritet çdo ditë dhe kjo na ka shtyer dita ditës të konsumojmë më shumë nga “fast fashion”. Pra, të kesh në dorë rrobat më trendy dhe me çmimin më të lirë nganjëherë tingëllon më mirë sesa dy rroba të shtrenjta të brendeve origjinale.

Por, a është “fast fashion” eco friendly dhe sustainable? Ky është diskutim për një artikull tjetër.

Jemi në vitin 2023 dhe shumëçka ka ndryshuar në industrinë e modës, veçanërisht në botën e kompanive luksoze. Sot na ofrohet mundësia që përveç blerjeve online, ti mund të jesh pjesë e shërbimeve të dhënies me qira, për çdo mbrëmje që dëshiron të dukesh classy dhe të jeni shumëdimensional në përzgjedhjen tuaj.

Disa marka në botë si Vivrelle kanë sallone të veçanta ekspozite, ku kilentët kanë qasje në gjërat e shtrenjta si veshje të llojllojshme, çanta dhe bizhuteri të bukura.

VIVRELLE

Sigurisht që ju mund të investoni në një çantë të njohur si Bottega Veneta për disa mijëra dollarë ose mund të merrni me qira një për një muaj të tërë për 99 dollarë. Dashamirët e bizhuterive do të kenë mundësinë të kenë këto shërbime si nga Cartier dhe Van Cleef & Arpels.

Si funksionon? Çdokush mund të abonohet për një shifër të caktuar në muaj për të hyrë në platformë dhe për të marrë me qira një çantë Hermes ose një gjerdan Van Cleef, ku më pas produktet e huazura mund t’i ndërroni çdo muaj.

Pakot e antarësimit dallojnë nga njëra-tjetra, ku pako më e shtrenjtë lejon më shumë artikuj me qira në muaj. Nëse bie në dashuri me copën tënde me qira, mund ta blesh artikullin me një zbritje të veçantë nëse je anëtar që nga fillimi.

Nga Chanel te Celine, Vivrelle siguron çdo pjesë, kështu që ju mund ta vishni me shumë krenari.

Për shumë adhurues të modës, marrja me qira e luksit thjesht ka kuptim dhe padyshim se e ka ndryshuar “lojën” në industrinë e modës.

Themeluesja e faqes Into Archive (luxury rental brand), Kate Mao, tha për magazinen Elle se “blerja e markave te shtrenjta është një mënyrë e qëndrueshme (sustainable) për të blerë. Luksi nuk duhet të jetë më një angazhim, ku ne duhet të paguajmë çmime super të larta për të stiluar veshjet tona”.

Sipas nesh qiratë e luksit i lejojnë konsumatorët të provojnë diçka, të studiojnë një pjesë ose stil me të tjerët, rrjedhimisht njerëzve iu mundësohet të jenë më kreativë, në përgjithësi, pa presionin e një çmimi të lartë.

Gjithashtu opsioni për të marrë me qira pjesë të nivelit të lartë demokratizon hapësirën e modës, duke ofruar më shumë akses për ata që nuk mund të zotërojnë përherë diçka të shtrenjtë.

Vlen të potencohet se lista e pritjes për të blerë këto veshje është mjaft e gjatë (rreth 2 muaj), prandaj nëse e ke në plan të blesh diçka luksoze, rezervoje vendin tënd.

Ekziston një opsion tjetër, ndryshe nga Vivrelle, ku personat që posedojnë një garderobë të shtrenjtë mirëpo nuk dëshirojnë ta përdorin më shumë, e kanë një mundësi t’i vendosin veshjet e tyre në faqen The Real Real.

Çfarë është The Real Real?

Shërbim i cili zgjat ciklin jetësor të artikujve luksoz.

Brendet si Hermes, Tiffany & Co, Louis Vuitton, Baccarat, Chanel, Cartier, Supreme, Gucci, KAWS Bearbrick janë shërbimet ku ju mund te keni qasje.

Si funksionon? Ju mund të vendosni gjërat që doni t’i shitni, ku ato blehen nga konsumatorë të ndryshëm dhe pastaj ju merrni përqindjen tuaj të pagesës.

Çantat, këpucët dhe bizhuteritë që shiten në The Real Real kanë qenë të përdorura më herët.

The Real Real renditet i 4-ti në mesin e faqeve të veshjeve me qira që posedon më së shumti zbritje.

Sipas ekspertëve të shitjes, koncepti i marrjes me qira i brendeve luksoze në pesë vitet e ardhshme do të jetë edhe më i përhapur, ku edhe shitësit e mëdhenj online do të përfshijnë gjithashtu qiratë në modelet e tyre të biznesit.

Dhe kur keni një inventar në rritje, mundësitë për të zgjedhur veshjet tuaja të preferuara, janë të pafundme.