Live Stories from Prishtina

LIVE

September 24, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty! 

Mund të mos ndodhë sot, as këtë javë, muaj apo vit. Por ajo që është e destinuar për ty, i dashur lexues, do të të gjejë edhe sikur të duket e pamundur për t’u arritur.

Si e filloi javën Kosova? Çfarë ndodhi këtë të hënë në Kosovë?

***

Prej kur pasuli dhe gullashi në FSK kanë filluar të cilësohen sekret shtetëror? A me të vërtetë ish-ministri i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqje se nuk ka nënshkruar një dokument të tillë që e cilëson sekret shtetëror blerjen e pasulit dhe gullashit për FSK-në?

Pyetje këto, përgjigjet e të cilave përveçse do tregonin transparencë për popullin, po ashtu do të bënin të qartë edhe misionin e një qeverie të thirrur në vlera morale për çkapjen e shtetit!

10 milionë euro për rezerva ushqimore të FSK-së?

***

Përderisa Serbia qëndisi flamur me fytyrën e terroristit serb në sulmin e Banjskës dhe e shfrytëzoi atë në lojën Partizani-Zvezda, ku Policia e Kosovës, në kundërpërgjigje, vrau atë dhe dy të tjerë, ne sot kujtojmë të rënin Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në këtë sulm për të shënuar një tjetër datë të dhimbshme për Kosovën. Sot u bënë një vit nga sulmi, i cili për qëllim kishte aneksimin e veriut, dhe pyetja jonë është kjo: A nuk ishte i mjaftueshëm ky sulm për Perëndimin për të kuptuar dëshirën e Vuçiqit për t’u shtrirë në Kosovë? Atij nuk i hyn në punë asgjë. Serbët e veriut dhe të tjerët në Kosovë trajtohen njësoj si popullsia tjetër shumicë; u ruhet qimja e flokut për çdo gjë, edhe atëherë kur bëjnë faj dhe dëm, prap janë viktima dhe pala që duhet mbrojtur. Në fund, hapja e postës së Kosovës dhe largimi i telekomit të Serbisë, largimi i denarit – të gjitha kanë qenë të jashtëligjshme. E përsëris prap, a nuk duhet të funksionojnë këto në bazë të republikës sonë, ashtu siç e kanë vendin?

***

Fotoreporteri serb, Goran Tomasheviq, i vetmi që u lejua të qëndrojë në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s, pasi po punonte për Reuters-in, ka kthyer në kujtesë ngjarjet që çuan deri në çlirimin e Kosovës. Ai, në një diskutim të hapur në hapësirën kulturore të “Reporting House” në Prishtinë, të hënën, ka folur për paragjykimet me të cilat u përball gjatë raportimit. Ka treguar për ngjarjet e tmerrshme që e kanë ndjekur në kujtesë për vite, për faktin e të qenurit i padëshiruar nga paramilitarët serb por edhe nga civilët shqiptarë.

***

Çfarëdo që të ka bërë të ndihesh keq, i dashur lexues, atëherë ka qenë e tillë. Ti dhe të tjerët nuk përjetoni kot emocione si lumturinë, mërzinë, gëzimin apo hidhërimin pa qenë ashtu. Mos e shtyp atë që ndjen, jetoje, merre mësimin dhe vazhdo.