Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Janar, 2025

Mëngjesi, dikur mbreti i vakteve të ushqimit, si ka mundësi që tani të jetë më konfuz nga të gjithë?

Dikur një pjatë me kornfleksa kryente shumë punë: mbushte barkun dhe të mbante larg bukës së bardhë për disa orë.

Dr. Saliha Mahmood-Ahmed, gastroenterologe dhe shkrimtare e gatimeve, ka folur për pesë mitet që diskutohen rreth vaktit të mëngjesit, cilat duhet të merren parasysh dhe cilat jo.

Miti: tosti ose buka e thekur është e dëmshme për ju

Tosti është një mëngjes i shpejtë dhe i lehtë, por a është shumë i përshtatshëm për mëngjes?

“Tosti meriton pak një ringjallje për të qenë e sinqertë. Buka e zezë është një burim fantastik i fibrave”, thotë Mahmood-Ahmed.

Përdorimi i bukës së zezë në mëngjes optimizon shëndetin e zorrëve gjithashtu.

Zakonisht kombinimi ideal, është lyerja e tostit/bukës së thekur me gjalpi kikiriku pasi është i pasur me proteina i shoqëruar me një reçel mjedre të përzier mr fara chia.

Në verë kombinimi me domate dhe vaj ulliri.

Për momentin është dimër dhe të gjithë ndihen paksa të plogësht, andaj kos i kulluar grek, i shpërndarë mbi bukën e zezë si një probiotik natyralë, me lakër turshi, avokado si dhe vezë të zier, minimizon rritjen e glukozës në gjak pas vaktit, duke kontribuar në ndjeshmëri ndaj insulinës dhe në një metabolizëm më të shëndetshëm

Miti: Mos hani më shumë se tre vezë në javë

Nëse keni kaluar vite duke porositur vetëm një omëletë me të bardha veze, atëherë është koha ta vendosni sërish të verdhën në pjatë.

Hulumtimet aktuale tregojnë se për shumicën e njerëzve, kolesteroli në vezë ka pak ndikim në ngritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, kështu që nuk ka nevojë të kufizoni marrjen e vezëve nëse nuk këshillohet nga mjeku juaj. Përfshirja e vezëve si pjesë e një mëngjesi të ekuilibruar është një zgjedhje ushqyese.

Hannah Whittaker, një dietologe, rekomandon vezë dy ose tre herë në javë për një mëngjes ushqyes. Një porcion është gjysmë deri në një vezë për një fëmijë dhe dy vezë të mesme për një të rritur.

 

Miti: Të gjitha drithërat janë plot me sheqer

Me gjithë zhurmën rreth që ështtë bërë ndaj ushqimeve ultra të përpunuara (UPFS) mund të keni vështirësi të shikoni një kuti me drithëra dhe të mos ndiheni të shqetësuar për sheqernat brenda.

Po, mund të ketë pak sheqer në drithërat tuaja të preferuara por kjo nuk do të thotë se ato janë plotësisht të këqija. Drithërat e mëngjesit janë mënyra se si shumë fëmijë marrin acid folik.

Dhe një këshillë kur kërkoni drithëra për mëngjes: kontrolloni nëse produkti plotëson raportin 10:1 të karbohidrateve totale ndaj fibrav.

Miti: Mos hani fruta në mëngjes

Frutat janë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese thelbësore, duke përfshirë vitaminat, mineralet, antioksidantët dhe fibrat dietike. Sidoqoftë, frutat përmbajnë sheqerna, të cilat mund të ndikojnë në nivelet e glukozës në gjak, që do të thotë se personat që duhet të kontrollojnë sheqerin e tyre në gjak duhet të jenë të vetëdijshëm për marrjen e frutave. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të shmangin konsumimin e frutave në mëngjes.

Mor rekomandon ta kombinoni pijatën tuaj të mëngjesit me një burim proteinash ose një burim të shëndetshëm yndyre, siç është kosi grek me banane dhe arra. Ky kombinim ndihmon në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave dhe minimizon ndikimin e tyre në nivelet e glukozës në gjak.

Miti: Mëngjesi britanik është i ndaluar

Nëse e përgatisni vetë nuk është i ndalaur.

E vetmja mënyrë për ta bërë atë më të shëndetshëm dhe më ushqyes është duke e bërë në shtëpi dhe duke e pjekur në skarë.

Hannah Whittaker, rekomandon të përdorni vezë të fërguara ose të ziera mbi të skuqura në vaj. Sallam ose proshutë, jo të dyja. Kërpudhat tuaja bëni mbi skarë: ato janë të tmerrshme për thithjen e yndyrës. E njëjta gjë vlen edhe për bukën tuaj.