Live Stories from Prishtina

LIVE

24 Janar, 2025

Nëse dashuria në Kosovë do të kishte një biografi, kapitulli i parë do të titullohej, “kur shikimi fshehurazi, thoshte gjithçka”.

Në kohët e kaluarën, dashuria ishte një art i heshtur, i koduar me shikime të ndrojtura nëpër evente familjare, letra që gjenin rrugën te i dashuri apo e dashura, përmes ndonjë kushëriri të tretë.

Atëbotë, dashuria nuk bëhej me “story” në Instagram, por me ndonjë këngë popullore që këndohej ne sfond, derisa meshkujt vozisnin qerret me dru.

Marrëdhëniet dikurë, vendoseshin me ndihmën e “delegacioneve familjare”,  ku pëlqimi i vërtetë mes vajzës ose djalit ishte fundi i listës së prioriteteve.

Ndjenja e dashurisë, ngjallej më vonë, pasi të mbaronte festa e dasmës dhe të përfundonin “testet” e të jetuarit në bashkallëk me tërë farefisin .

Bashkë me vitet e 90-ta, dy të dashuruar, filluan epoken e tranzicionin.
Kosovarët filluan të dilte nga izolimi tradicional dhe dashuria ndërroj qasje.

Interneti solli komunikimin virtual, dhe “të dua” nisi të thuhej me shkronja kapitale në Messenger, diku diku dergohej edhe ndonjë emoji zemer, sidomos atëherë kur filluan së funksionuari platformat e para sociale.

Në vend të një letre të fshehtë, shpertheu ngacmimi virtual, ndërsa shikimi i turpshëm u zëvendësua me një  “swipe right”.

Në Kosovën e ditëve të sotme, dashuria shpesh duket si një “projekt pilot”.

Po ta përkthejmë dashurin e sotme në terma të përditshëm, secilit do t’i duhet të hulumtoj për origjinën e fjalës dhe filozofinë e domethënies.

Sot në një relacion dashurie kemi gjithçka.

“Situationships”, ku askush nuk di çfarë po ndodh, por thjesht ndjehen mirë .

Dashuria modern ka përqafuar edhe modelin “Partneritet strategjike”, ku dy njerëz vendosin të lidhen për të ndarë qiranë dhe rrugëtimin drejt suksesit profesional.

E për t’i bërë gjërat edhe më interesante, koluareve diskutohet hapur për “Open relationships” të cilat për shumëkend janë aq të vështira për tu përceptuar.

Për brezat e vjetër, format modern të lidhjeve në çifttingëllojnë si këmbanat e fundit të dashurisë së vërtetë, sepse ata ende besojnë se dashuria e dikurshme, ndonëse e heshtur dhe ndonjëherë e bazuar në sakrificë për hir të traditës, ishte më e pastër dhe më e thellë.

Për brezin e ri, dashuria sot është më e lirë, më e hapur dhe më e vërtetë, pasi që bazohet në zgjedhje personale dhe jo në detyrim apo presion familjar.

Pavarësisht tranzicionit në dashuri, që natyshëm ka ndryshuar dukshëm, një gjë është e sigurtë .

Dashuria në Kosovë, pavarësisht transformimeve, mbetet një ndër temat më të fuqishme dhe të përjetshme.

Ndryshon teknologjia, ndryshojnë normat, por zemrat ende rrahin njësoj.

Dhe, në fund të fundit, qoftë përmes një “emoji zemre” apo një shikimi të vjedhur, dashuria gjithmonë do ta gjejë kahjen e saj.