Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Dhjetor, 2024

Për njerëzit që e duan kryeministrin Albin Kurti, ndoshta do të dëshironin një ndodhi të tillë. Ndoshta jo domosdoshmërisht poshtë pemës, por si dhuratë gjithsesi!

Falënderime, lavdata dhe kërkesa të reja.

Arsyet për t’u gëzuar mund të jenë të shumta: 100 eurot e fundvitit për fëmijët dhe pensionistët, ndalimi i pjesëmarrjes së Listës Serbe nga KQZ-ja, shtrirja e “sovranitetit në veri”, etj.

Por çka do të thonin ata që nuk ndihen të përfaqësuar, apo që ndoshta kanë një qasje më kritike ndaj qeverisjes?

Nëse slogani “500k” vlen për ata që e duan Albinin “vetëm 50% sa ai i do,” çka do të bënte gjysma tjetër?

Ja një paramendim: për ata që në ditë feste po përballen me reduktime të energjisë elektrike, do të thoshin: Ne e paguajmë rrymën, por a e paguan korporata veten me shërbimet që ofron? Do ta kishin pyetur: A ka mungesë të prodhimit të energjisë, apo çka është puna? Dhe do të pyesnin: Pse nuk ka reagim nga ministrja apo ministria?

Në fund, do të kishte vend edhe për një pyetje më të madhe: a janë dhuratat e politikës vërtet për të gjithë, apo për ata që i kanë dhënë besimin?