Live Stories from Prishtina

LIVE

13 Nëntor, 2024

Një situatë që vetëm tek Manchester United mund të ndodhë!

Trajneri i ri, Ruben Amorim, i cili me të mbrritur në “strehën” e tij të re, Manchester, u prit me duartrokitjet e tifozëve.

Por, atij i duhet të pres pak më gjatë për të bërë debutimin e tij.

Një gjë kaq e vogël, si një vizë pune e ndalon nga fillimi i “aktivitetit të ëndrrave”.

Po, po ju po lexoni të vërtetën!

Është viti 2024, por burokracia duket se është ende një dramë moderne në fushën e futbollit.

Teksa drama administrative vazhdon, drejtuesit e “Djajve të Kuq” shprehen optimistë.

Ata thonë se çështja do të zgjidhet shpejt, ndoshta sa hap e mbyll sytë, pasi Ruben Amorim tashmë veçse ka mbrritur në Manchester.

Por, fati i tij i keq, jo për të mbajtur stërvitjen pasi që lojtarët e tij kanë fluturuar me kombëtaret.

Në qendrën stërvitore do të mbeten vetëm lojtarët e “përzgjedhur” me telashe fizike, të cilët Ruben, me xhentilesë, do t’i ndihmojë vetëm me sy nga larg. Pse jo edhe me ndonjë mesazh motivues.

“Shërohu shpejt dhe përgatitu për timonin tim”, thotë trajneri “karizmatik” i cili po të ishte në ndonje skuadër në Anadoll, do t’i bënte xheloz edhe yjet e serialeve turke.

Në klubin e ri të Amorim, shprehen se nuk ka arsye për dramë, sepse ndeshja e parë e Ruben Amorimit do të jetë më 24 nëntor.

Krejt po e dinë kundër kujt, Ipswich Town.

Do te jetë një datë që pa dyshim, fansat do ta shënojnë në kalendar si ditën kur trajneri i ri më në fund do të bëhet zyrtarisht i plotfuqishëm.

Deri atëherë, mes burokracisë, pritjes dhe lojtarëve që ikin e vijnë, Manchester United vazhdon me dramën e radhës.

Do të mbesim duke pyetur veten nëse vërtet Ruben Amorim do të arrijë t’i japë fund “telenovelës” së trajnerëve tek Djajtë e Kuq.

Për lejen e punës nuk e dimë, por për emocione të forta, klubi tashmë është bërë gati!