Live Stories from Prishtina

LIVE

Blogu

Dje n'Kosovë

Kush e ka radhën? Me një guri dy zogj apo asnjë? Dje n’Kosovë!

I dashur lexues, Anthony Bourdain njëherë tha; “ndoshta kjo është iluminizëm i mjaftueshëm: të dish se nuk ka një vend pushimi final për mendjen; asnjë moment ku e ke të qartë që kjo është kënaqësia që duhej ta arrija dhe këtu do mbetem. Ndoshta mençuria… është të kuptosh sa i vogël jam dhe sa larg kam për të shkuar ende”.


5 Nëntor, 2025

Dje n'Kosovë

Të mbjellësh një pemë edhe nëse e di që nuk do të ulesh kurrë nën hijen e saj

Në “After Life” (2019–2022), një moment i qetë në një stol parku midis Anne (Penelope Wilton) dhe Tony (Ricky Gervais) bëhet diçka e paharrueshme. Ndërsa Anne flet butësisht për lumturinë dhe se si njerëzit e mirë bëjnë gjëra për të tjerët, shpesh pa asnjë shpërblim, fjalët e saj përplasen me një lloj të vërtete të qetë. Nuk është dramatike, por qëndron me ty. Bëhet fjalë për zgjedhjen e mirësisë, edhe kur jeta ndihet e padurueshme, e rëndë.


4 Nëntor, 2025

Dje n'Kosovë

Premtimet dhe fjalimet do të varen sërish në ajër, derisa të numërohen votat!

I dashur lexues, kjo që do ta shkruaj tani nuk është mësim jetësor, është një detaj që po tentoj ta kuptoj ngadalë që pastaj ta ndryshoj: njeriu më i vështirë për ta falur është ai që sheh në pasqyrë, pavarësisht të gjithave, bëje.


3 Nëntor, 2025

Dje n'Kosovë

Si në “Mr. Bean Holiday”, dje n’Shqipëri!

Mirëmëngjesi i dashur lexues, a e di se çka mu kujtua me mëngjes, një sekuencë e filmit “Mr.Bean Holiday”, në skenën finale duke u përpiqur të arrij në Festivalin e Kanës, ai ecën mbi makina e motoçikleta që janë ndalur, për të zbritur më në fund në plazh. Ndërsa gjithë këto automjete u renditën në mënyrë aq perfekte për të arritur tek caku. Çka dua të them është kjo; të besosh në rrjedhën e gjërave dhe në rastësi ato të çojnë në vendin e duhur.


31 Tetor, 2025

Dje n'Kosovë

“Kosova 120+1″

Sa e çuditshme është jeta! Është “crazy” se si kalon ndoshta ditën më të keqe dhe një ditë tjetër kur të zgjohesh, dielli rrezon më ndryshe, ajri është më i lehtë kur frymon edhe e kupton që s’ka ditë që nuk kthehet qysh ke qenë (mirë), se e vetmja kohë kur përnime gjanat kanë fund është kur të vdesim.


30 Tetor, 2025

Dje n'Kosovë

Një dallim midis atyre që ndjekin lavdinë dhe atyre që janë vetë burimi i saj

Kur Agamemnoni u nis për luftë kundër Trojës, prijësit e tjerë e paralajmëruan se pa Akilin, birin e Tetidës dhe heroin më të ri ndër akejt, nuk duhej të nisej. E kur brohoritjet e ushtarëve në breg dhe në anije dëshmuan se zemrat e tyre ndiqnin emrin e Akilit më shumë se të mbretit, Agamemnoni e kuptoi: pa të, fitorja nuk kishte kuptim. Atëherë tha me një ton që përziente krenarinë me zili:

“Forca e tij nuk është e fituar, por një dhuratë nga perënditë.”


29 Tetor, 2025