
Mentor Shuki
Shuki ka lindur më 7 maj të vitit 1983 në Prishtinë. Ai është gazetar, autor dhe stand-up komedian, i cili epokën e skenës audio-vizuale e pushtoi kohë më parë. Karriera e tij filloi në radio nga viti 2000. Ai studioi “Gazetari dhe Komunikim Masiv” ndërsa përfundoi studimet e nivelit master si regjisor i dokumentarëve. Përderisa karriera e tij në radio vazhdonte me emisionin e tij ditor ”Drive Time”, ai ndërtoi edhe figuren e tij ikonike në televizione të ndryshme nacionale. Ai ka punuar si përkthyes dhe fixer në dy mediumet prestigjioze ndërkombëtare në ”Asociated Press” dhe “CNN”.