Blogu

E bukura e dheut… dje n´Kosovë
E bukura e jetës është që asgjë nuk qëndron njësoj; të gjithë ndryshojnë, përfshirë edhe veten tonë. Nesër në mëngjes, merr kohë dhe shijo gjithçka që bën teksa përgatitesh për punë apo për të nisur ditën. Diçka gjatë ditës mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj dhe asgjë mund të mos jetë njësoj; pastaj edhe guri jashtë derës do t’ju mungojë.
3 Janar, 2025

Pse thjesht nuk përballesh? “Akrasia!”
Temat për Vitin e Ri, dekoret, festimet nga qytetet e mëdha nëpër botë, çfarë të hamë, çfarë të veshim, çfarë të dëgjojmë, programet me skenarë të stërpërsëritur, çfarë të lëmë pas në 2024-ën, çfarë të fokusohemi në 2025-ën… janë konsumuar mjaftueshëm dhe i keni lexuar çdokund…
2 Janar, 2025

“Fshati që duket, s’do kallauz!” Dje n’Kosovë
I dashur lexues, në ditën e fundit të këtij viti, përveç se të uroj të kesh shëndet, dua të them: mos vajto për asgjë që ke humbur, sepse çdo gjë kthehet në një formë tjetër. Gjithashtu, ajo që kërkon, të kërkon edhe ty gjithmonë.
31 Dhjetor, 2024

Kah fundi i vitit – Dje n’Kosovë
A do të dish diçka, lexues i dashur? Shumicën e kohës jetojmë brenda kokës tonë, andaj më e rëndësishmja është të sigurohemi që ajo është një vend i mirë për të jetuar! Në fund të ditës, askush nuk na ofron zgjidhje për problemet tona përveç vetes.
30 Dhjetor, 2024

A do ta dish çka ndodhi këto ditë në Kosovë?
Këto janë mësimet që morra nga viti 2024! A je edhe ti diku këtu i dashur lexues?
Ndalo së shqetësuari, nuk do të bëhet më mirë nëse i mendon tepër! Besnikëria ka limite! Të mbrosh paqen tënde duhet të jetë më primare se sa të mbrosh ndjenjat e tjetër kujt. Mos ke frikë të kesh vetëbesim! Nuk është turp ta vendosësh vetën në piedestal dhe të mbahesh fortë.
29 Dhjetor, 2024

M’kish marrë malli prapë me ta ni zanin – dje N’Kosovë!
Teoria e fillit të kuq është me të vërtetë magjike. Ideja që je i lidhur me dikë, pavarësisht se ku ndodhet ai në botë, nga një fill i padukshëm, por kurrë nuk këputet. Mund të kaloni pranë njëri-tjetrit një milion herë ose të jetoni jetë krejtësisht të ndryshme, por universi pret momentin e përsosur për t’ju bashkuar kur jeni të destinuar të jeni pjesë e historive të njëri-tjetrit. Është thjesht një mënyrë kaq e bukur për të menduar rreth jetës!
27 Dhjetor, 2024

