Blogu

Një fundvit me “rritje”. Dje n’Kosovë!
Ja çka m’ka mësuar jeta së fundmi: në një botë ku asgjë nuk është e përjetshme dhe asgjë nuk do ta kemi përgjithmonë; si emocionet ashtu edhe njerëzit, mësohu të gëzohesh për gjërat kalimtare!
30 Tetor, 2024

Çka nënkupton ndryshimi i orës?
Vjeshta shënon shumë ndryshime, duke filluar nga moti i freskët, ditë më të shkurta, gjethe që ndryshojnë ngjyrën. Por për shumë njerëz, ardhja e vjeshtës nënkupton edhe fundin e orës së diellit.
29 Tetor, 2024

Diçka për Raportin e Progresit? Dje n’Kosovë
Sa e bezdisur ndihem nganjëherë, kur nuk më kujtohet ai rresht i asaj këngës që e kam në maje të gjuhës, ahhh… them “dreqin, po të ishte diçka e mbrapshtë menjëherë do më kujtohej”, dhe pa ia vështirësuar shumë situatën vetes; i mbyll sytë dhe kujtoj diçka të bukur, që t’më sjell ndërmend atë rresht të bukur. Pra t’mirën e sfidoj me të mirën! Të lutem praktikoje i dashur lexues!
29 Tetor, 2024

Vetëm “Dje n’Kosovë”
Lexues, shko mbrapa, shumë shumë mbrapa. Shko tek ai fëmija i vogël që ecte zbathur në barin e kopshtit ku është rritur në verën e nxehtë me shumë diell. Shko pra tek dita jote si fëmijë, bëhu nganjëherë si ai/ajo. Brengosu më pak për këtë jetë!
28 Tetor, 2024

Masa “ndëshkuese” e së shtunës për Kosovën, “vazhdojmë siç kemi vazhduar”
Mirëmëngjesi i dashur shoqërues, nëse të ndodh ta gjesh veten duke qenë kontradiktor mes fjalëve tua, mos u ndjej keq! Mbrëmë më kapluan mendimet për njëfarë vetmie që po ndjeja, kurse sot në mëngjes sikur nuk po vlerësoja vetveten dhe njerëzit përreth sa duhet!
27 Tetor, 2024

Kurioziteti për (mos) ardhmërinë e dialogut. Dje n’Kosovë
Një lexues si ti, që ka rutinë vizitën në webfaqen tonë, është një vlerë e shtuar për rrethin tonë, andaj faleminderit që beson në krijimtarinë tonë. Duke të dëshiruar një vikend sa më të mirë, uroj që gjithmonë të zgjedhësh Paper.
26 Tetor, 2024

